Këngëtarja, Mariah Carey, e cila e ka përfunduar martesën e dikurshme me Tommy Mottola që në vitin 1998, thotë se ajo nuk u beson meshkujve.37-vjeçarja, e cila aktualisht nuk është në lidhje me ndonjë mashkull, e ka të vështirë të krijojë një lidhje të re sepse ajo është paranoike, se mos ndoshta të dashurit do ta komprometonin me ndonjë akt të pahijshëm. “Ne jetojmë në një botë me një teknologji shumë të zhvilluar, prandaj e kam të vështirë t’i besoj dikujt”, ka thënë ajo.